Liderët institucional të Kosovës, tani janë deklaruar lidhur me atë se Medvegja, Bujanoci e Preshevës do t’i bashkëngjiten Kosovës, kurse asnjëherë asnjë President, Kryeministër apo Kryeparlamentari i Kosovës nuk i ka vizituar këto tri komuna. Kjo është kërkesa ime, para se të kërkojnë dhe të mbajnë qëndrim që janë pro, apo kundër bashkimit, njëherëë të vizitojnë këtë krahinë shqiptare.
Shkruan: Refik HASANI
Presidenti i Kosovës z.Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryemparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, do të duhej të vizitojnë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Meqë presidenti i Serbisë,. Aleksandër Vuqiq, hyn e del në Kosovë për një grusht bashkëvendës, atëherë tre liderët institucional të Republikës së Kosovës duhet t’i vizitojnë monumentet kulturore-historike dhe nëpër lokalitete dhe vendbanimet të komunave të banuara me shumicë shqiptare.
Pse nuk të vizitohemi me rastin e 1 e 2 mars ku është përvjetori Referendumit të kësaj krahine, në përvjetor të paraqitjes publike të UÇPMB-ës, marrëveshjes së Konçulit, fillimit të ri shkollor, festës së 28 Nëntorit 7 marsit ditës Kombëtare të arsimit, vendi i Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, etj.
Si nuk vizitohet kjo krahinë, fshati më i madh i gjithë hapësirave shqiptare si që është Tërnoci i Madh, dhe fshatrat e vendbanimet tjera që mbajnë dhe vazhdojnë të mbajnë kulturën, traditën, arsimin me një fjalë mbajnë gjallë frymën shqiptare.
Vizitat do të duhej të jen reciproke dhe të kushtëzuara, nëse nuk lejohen në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kjo t’ju ndalohet edhe liderëve institucional të Serbisë që bëjnë aq shpesh.
Në kohën që aq shumë flitet për bashkim atëherëë si pikënisje do të ishte krahas anës deklarative që kërkohet bashkimi të ndërtohet një qëndrim, platformë dhe strategji lidhur me këtë duke e vizituar edhe Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën për tu bindur me atë që përballen për çdo ditë me boshatisjen dhe diskriminimin