(2L ONLINE) – Këto dy foto janë dërguar sot në adresë të Portalit 2L ONLINE, nga një lexues i yni i rregullt. Kjo dele, që duket se ka dështuar të jetë kurban për dikë, është hedhur afër lumit Mirusha, në afërsi të stadiumit të qytetit të Gjilanit. Papërgjegjësi totale. Deri sa të tjerët, edhe vendet e degraduara po i humanizojnë, tek ne, në mungesë të një kulture qytetare, nga njerëz të papërgjegjshëm, krijohen pamje të tilla tmerruese që degradojnë skajshëm hapësirat tona të përbashkëta. A thua, si e ka të rregulluar oborrin e tij, ai që e ka bërë këtë vepër të shëmtuar?! Trupi i kësaj dele të ngordhur, me një qese në koke, është e pa therur, qëndron me këmbë përpjetë, e nga barku shihej se është e mavijosur, është lënë skaj rrugës, aty ku kalojnë kalimtarë, të cilët domosdo duhet të ndeshen me këtë pamje.. /2L ONLINE/