Kandidati i iniciativës qytetare “Srpska” për kryetar të Mitrovicës së veriut, Krstimir Pantiç ka thënë se nuk mund të pranojë rezultatin e procesit zgjedhor të së dielës. Ai ka kërkuar hetim të detajuar të asaj që ka ndodhur me materialin zgjedhor.
Siç raporton televizioni serb B92, Pantiç është shprehur se rezultatet nuk janë në të njëjtën linjë me atë që duan votuesit.
”Pavarësisht faktit që iniciativa ‘Srpska’ dhe unë i kemi fituar këto zgjedhje, nuk mund të pranoj rezultatet. Është e qartë që që nga ora 19:30 deri në orën 24, kur ka filluar numërimi i votave, ka pasur ndërhyrje në materiale zgjedhore”, ka thënë ai.
Pantiç dyshon që njeriu që ka ndërhyrë në procesin e numërimit dhe materialit zgjedhor është pjesëtari i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Nenad Rikalo.