(2L ONLINE) – – Panairin e produkteve vendore “Gjilani 2014”, i cili gjatë ditës së sotme është hapur zyrtarisht, po e karakterizojnë edhe aktivitetet kulturoro-arstistike.
Gjatë natës së sotme kanë performuar disa bende muzikore gjilanase të zhanrit rock, ku është krijuar një atmosferë jashtëzakonisht e mirë për qytetarët e shumtë prezentë.
Gjilanasit janë argëtuar deri në orët e vona të natës me muzikë të përzgjedhur nga artistët gjilanas.
Ndërkohë, aktivitetet kulturore do të vazhdojnë edhe në mbrëmjen e të dielës. /2LONLINE/