Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e transmetoi drejtpërdrejt ceremoninë e stolisjes së Majlinda Kelmendit me medaljen e artë të Lojërave Evropiane, ku kosovarja triumfoi në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë.
Në ceremoninë zyrtare, flamujt shtetëror të xhudisteve u valvitën në sallë, ndërsa ai i Kosovës ishte më lartë se të gjithë të tjerët.
Gjithashtu, Evropa duartrokiti himnin e Kosovës fal xhudistes së artë, Majlinda Kelmendi.
Disa nga fotografitë e momentit i gjeni më poshtë.