Bora mbi varr
Më 21 janar ishte dita kur u nda nga jeta siç quhej “Gandi i Ballkanit”. Dr. Ibrahim Rugova. Shpesh i shikoj videot nga vizitat e delegacionit kosovar në SHBA, atë kohë akoma pa ndonjë shpresë se Kosova dhe populli i Kosovës do të fitonte pavarësinë. Në këtë ditë të ftohtë janari, gazetari dhe një idhëtar i devotshëm i presidentit Dr. Ibrahim Rugova Bajrush Morina me të drejtë akuzonte LDK-në e Prishtinës pse nuk i kishte hequr borën mbi varr të Presidentit.
Shkruan: Zejnullah Jakupi
Pa dyshim arkitekti i pavarësisë do të duhej të kishte një mausoleum si ai i Josip Broz Titos në Dedinje ku prehet trupi i tij, një vend me lule, me fonatanë e me kupollë mbuluar ku nuk hy as bora as shiu, një shtëpi-e paqesë siç e ka sot Tito, tek i cili edhe pas shpërbërjes së Jugoslavisë së tij akoma vizitorët me nostalgji vizitojnë varrin e arkitektit të Jugoslavisë socialiste. Se ish-presidentin historik nuk e duan në Kosovë kjo nuk do koment. Madje as krerët e LDK-së. A ka më keq se ti vësh bishtë LDK-së në këtë kohë, „ lidhja“, kur nuk ke të drejt! Në kohë krizash duhet ta kujtosh Ibrahim Rugovën. Tek filozofia e tij politike njeriu gjenë mënyra për tu përballur me aktualitetin e ditëve tona. E kam fjalën për përçarjet në LVV.
Praktikat e Dr. Ibrahim Rugovës
Ju kujtohet edhe Dr. Ibrahim Rugovës, para luftës ose në prag të saj, si tani LVV-së ju largoheshin shokët; Ta kujtojmë largimin e nenkeyetarit në kohën më të tendosur, pra njeriut të dytë në LDK, pastaj të tjerët aty-këtu. Nuk dua ti nënçmoj me këtë krahasim personalitetet e kohës, politike vetëm, por dua ta ilustroj situatën e tanishme në LVV, dhe keqmenaxhimin e situatës nga kjo parti, ose prijësi i saj. Atëbotë dorëheqjet nuk e dobësuan, përkundërazi e forcuan LDK-në. Kur jemi tek LVV, Albini e dëshmojë se nuk ja doli, së paku deri tani, të jetë vizionar sic ishte Dr. Ibrahim Rugova! Kriza nuk do thellohej sikur të dorhiqejë vetëm Aida Derguti dhe çdo gjë do te ishte si më parë. VV tregojë sa vështirë e ka ta jetësojë projektin e nisur kombëtar të Bashkimit Kombëtar me këtë mendësi, ndryshe nga Dr. Ibrahim Rugova me LDK-në dikur. LVV e ka vështirë ta rimarrë vetveten…qofsha i gabuar!
Thyerja e saj nuk mund të reparohet lehtë ose ajo e tregojë faqen e zezë pikërisht kur i duhej të jetë e bashkuar! Të dorehequrit janë njerëz lakmiqar dhe egoist dhe lokalist dhe gjithsesi të manipulueshem dhe intrigant! Visar Imeri kishte mandat ta përfaqësojë Kurtin për një moment të caktuar. Ky mendonte se e zuri pozitën e kryetarit të LVV- me meritë…Shpëtimi ose mënyra për ta mbajtur VV-në në pozitë të fortë madje për të bërë mrekullira është nëse doreheqjet janë vetëm largim nga pozitat e tanishme po jo edhe largim i tyre nga VV-ja. Fisnik Ismaili e kishte idenë më të mirë kur doli me sloganin “‘Edhe unë jam m.” Dhe vërtet kishte të drejtë. Pse duhej të ndihet i fyerë Albin Kurti, sepse me fyerjet e saja Aida Dërguti e kishte treguar vetveten sa m. e madhe ishte. Fisnik Ismaili dëshironte me çdo kusht ta balanconte fyerjen e Aida Dergutit…Ndoshta largimi i Aides dhe klanit të saj që e mbronte kishte synime tjera. Ideja mund të jetë, dëshira për ndryshim, një mënyrë e zbutjes së LVV-së dhe heqja dorë nga ideja ideologjike e LVV-ë dhe me ketë edhe heqja dorë nga aksioni dhe manovrimet e LVV-së në protesta pra, një riorientim i Levizjes drejt konceptit neoliberal. Me gjasë edhe faktori ndërkombëtar sheh tek ky fraksion një grupim negocius për çështje të rëndesishëm në vend, mbase LVV prej gjitha partive me pak ose fare nuk është stigmatizuar për korrupsion dhe nepotizem, keqmenaxhim dhe çështje që lidhen me akuza të luftës…LVV e nisi mirë deri tani, duke u bërë Levizje e madhe, e rinisë e gjerë, tolerante dhe mirekuptuese. Duke i ofruar gjitha rrymat ideologjike, të paknaqurit dhe duke u bërë kështu masovike. Lëvizjet e tilla nuk merren me keqkuptime ditore, mospajtime periferike…Praktika e Dr. Ibrahim Rugoves; në raste të tilla nuk i përfillte as nuk ju përgjigjej kundërshtarëve, as nuk i ledhatonte por as nuk i akuzonte. Atij i duheshin të gjithë. Ibrahim Rugova ishte një filozof modern. E kishte studijuar mirë Ronald Barthes, e njihte mirë mentalitetin e kombit te vet. Ai e linte secilin ta lexojë dhe rilexojë realitetin në menyrën e vet.. Ibrahim Rugova i duronte edhe të pa gedhendurit, populistët, të pa diturit. I duheshin, përveç hujve, edhe thuprat e holla për ti zënë vrimat e gardhit! Por nuk u a thoshte. Ai heshte shumë…. Kështu mu duk para një kohe edhe Albin Kurti. Nuk fliste, ofronte çdo këndë, secili e fitonte vendin në LVV me aktivizëm, jo me fjalë as me heshtje. Prandaj atyre as sot nuk bënë as nuk mundesh tu marrish meritat per aktivizimin e tyre, tashmë të fituara. E vetmja mënyrë është të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të pajtohesh me ta!
Hysamedin Feraj dhe „Politika e faksionit të LVV-së”
Feraj gabon në analizën e tij (Zeri 09.01.2018) kur thotë se „Kthimi i Albinit te rrënjët kupton kthimin te filozofia e lirisë, mospërshtatja ndaj situatave të paliri, kthimin tek aktivisti, te qytetari aktiv, etj. Këto janë edhe idetë themelore të programit të lëvizjes “Vetëvendosje”. Në asnjë rrjesht nuk e vë në pah orientimin ideologjik-politike, ta zëmë një argumentim se LVV është më shumë se një parti e të drejtave qytetare dhe mosbindjes kolektive. LVV-është pari e spektrit të majt „social demokrate“ e cila është kritike kundër konceptit ekonomik siç e parasheh këtë tregu i lirë. LVV është kundër kapitalizimit neoliberal, kapitalizimit të egër, prandaj qëndrimi i LVV- ishte dhe mbetet kundër privatizimit të aseteve nacionale. LVV është për forcimin e shtetit dhe kontrollit të tregut të lirë përmes shtetit. E njëjta vlenë edhe për politikën dhe sistemet tjera shoqërore. Pra analistët si Feraj dhe shumë të tjerë nuk kanë njohuri në analiza të koncepteve politike andaj nuk mund ta trajtojnë veprimin politik të LVV-së sipas metodave analitike pseudoshkencore. Edhe karshi politikës ndërkombëtare dhe ndikimit të saj LVV- e deri tanishme është kundër „nënshtrimit“ ose “dëgjueshmërisë” totale ndaj faktorit ndërkombëtar. Ngjashëm si artia Social Demokrate e Gjermanisë LVV ka qenë kritike kundër luftrave dhe një lloj hegjemonie globale të të fortëve ndaj popujve të vegjel dhe gjithmonë duke qenë pro një Vetëvendosje të popullit. Dobësit e kësaj politike dihen mirëfilli mbase sot asnjë shtet i BE-së nuk e gëzon sovranitetin e plotë politike mbase e ka deleguar ate në Bruksel.
Ideologjia – Kundërthëniet në dimensionin historik
E përbashkëta e nocioneve pronë private dhe kolektiviste,apo pronë e përgjithshme jo vetëm se është kundërthënëse,por,do të themi,se në veprën e Walter Theimerit (Geschichte des Sozialismus-përkth-“Historia e Socializmit” Tübingen 1988) ato dalin me vlera të kundërta.Kthimi në kohën Antike tek Seneca ,përkatësisht definimi i atëhershëm i pronës kolektiviste dhe lidhja me periudhën e sotshme,e përbën esencën e kundërthënieve ideologjike në ditët tona.Resurset natyrore ose pasuria e përgjithshme e kësaj bote,të mirat materiale do duhej ti takojnë gjithë botës,të gjithë njerëzve ,kinse prona e përgjithsshme qenka më e përshtatshme për rregullimin shoqëroro-politik se sa ajo private. Ky pikëvështrim e përbënë njërën nga pikat mbi të cilat mbështetet koncepti i filozofit antik Hesiodos.Prona kolektive sipas botëkuptimit që sjell Teimani mbështetur në Senecën (Prona e askujt vër..Z.J) i menjanon barrierat ekonomike,i barazon të varfërit dhe të pasurit,i menjanon konfiktet shoqëror etj.Ndërsa prona kapitaliste i shton vuajtjet dhe mjerimin shoqëror (Seneca).Në këtë kohë, supozohet, prona të ketë qenë e përbashkët dhe paqja e përhershme.Një pikëpamje të përafërt me Hesiodos-in dhe Senecën e shpreh edhe ,Francois-Noel Babeuf 1760-1791,sipas të cilit e gjithë pasuria njerëzore duhej transferuar në´pronën kolektive.Pra këtu e kemi evident një kthim në shoqëritë primitive(Jäger Gesellschaft) dhe me një fjalë idetë e para socialiste e përbëjnë anologjinë e vetme në këtë rrafsh trajtimi deri në mesjetë,ngase ,këtu në këtë shkrim nuk do të vejmë paralele ndërmjet ideve socialiste në kohët antike dhe atyre të iluministëve francezë apo utopistëve anglezë të cilët,përsa i përketë pronës,edhe idetë e tyre janë pak a shumë të ngjajshme.
Një këthim tjetër radikal në ridefinim të pronës private e realizon Pierre-Joseph Proudhon(1809-1865) si një idhëtarë dhe udhëheqës i klasës punëtore i cili më 1840 shkruajti veprën “Që është prona”.Prona e përgjithshme,sipas tij ishte natyrore,ndërsa ajo private ishte,”vjedhje” dhe me sa kuptohet aspektet e menjanimit të pronës ´së madhe,asaj kapitaliste lidhen ngushtë me kthimin kah idetë e para në antikë.Prudoni e kishte paraparë edhe sistemin bankar pa cinzë,që për botën e sotshme kapitaliste është e pamundshme.
Socializmi si ideologji
Mund të thuhet se që nga mesi dhe mbarimi i shekullit tetëmbëdhjetë idetë e pronës kolektiviste,me lindjen e marksizmit dhe më vonë me lindjen e rrymës radikale politike të leninizmit ,së paku në kuptimin e përgjithshëm(Manifesti i Partisë Komuniste),e ndjekin njërën prej traditave më të formsuara që orjentohen në përpjekjen për mënjanimin e pronës-private,rrespektivisht, të asaj kapitaliste.Kjo ideologji në fakt është edhe determinanta kryesore pse sot në shoqërinë post-socialiste ende përdoren kategoritë gjoja se sistemi kapitalist përbën rrezikun më të madh për shoqërinë njerëzore.Këto zëra i hasim,jo vetëm në vendet e ish-socialiste por edhe në vendet industriale. Pra, nëse kthehemi në të kaluarën e sistemeve shoqëroro-politike,as socializmi nuk mundi t´ i vorroste ndasitë dhe mjerimet njerëzore duke e zhbër pronën private. Shpronsimi i njerëzve nga pronat,në socializëm padyshim,shpiu drejt pozicionit revulucionar-drejt shkatërrimit,që u ripësërit edhe pas trivjetëve të fundit të shekullit njëzetë.