Lokali i cili para disa ditëve ishte mbyllur përkohësisht nga Inspektorati i Tregut dhe Veterinarisë në Kamenicë tani është hapur.
Pronari i lokalit i cili ushtron veprimtari të shërbimeve rekreative (biljardo, flipera, pingpong) ka aplikuar për tu pajisur me certifikatë të regjistrimit të biznesit dhe për të marr pëlqimin nga organet kompetente për të ushtruar veprimtarinë.
Ai pas aplikimit është certifikuar dhe ka marrë pëlqimin nga organet kompetente që të hapë lokalin e tij.
Lusim dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët e Kamenicës që nëse dëshirojnë të hapin dhe zhvillojnë ndonjë veprimtari të re biznesore, së pari të pajisen me leje dhe certifikatë nga organet kompetente.