Zenun Pajaziti, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e PDK-së, vizitoi klubin motoristik “Real Bikers”. Sipas tij, pushteti aktual, fatkeqësisht ishte totalisht pasiv në drejtim të mbështetjes së kësaj kategorie.
Jo vetëm projekte të mëdha që nuk ka financuar, mirëpo as çështjet e organizimit të kampanjave të ndryshme nuk ka arritur t’i mbështes.
Klubi “Real Bikers”, përbëhet nga shumë djem të cilët janë të apasionuar pas motorizimit, mirëpo edhe Kryetari Pajaziti është adhurues i këtij sporti.
Kryetari Pajaziti ofroi përkrahjen e tij të pa rezervë për këtë kategori, e cila është mjaft atraktive.
Sponsorizuar nga PDK