Në vazhdën e vizitave që Zenun Pajaziti, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, ka bërë në bizneset e Gjilanit, sot ai me bashkëpunëtorë vizitoi edhe kompaninë për përpunimin e llamarinës “Mehuka”.
Problemin kryesor që kjo kompani e ka është mungesa e shkollave profesionale të lëmive të ndryshme. Trajnimet profesionale krijojnë lehtësira për punësimin e të rinjve.
Zenun Pajaziti u zotua se do ta aktivizojë Qendrën për Aftësim Profesional dhe do të ndajmë një fond për trajnimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre për të gjitha lëmitë që u nevojitet bizneseve në Gjilan.
“Ata në të njëjtën kohë do të aftësohen nëpër kompanitë e juaja dhe do të paguhen nga fondi që do ta krijojmë ne”.
Sponsorizuar nga PDK