Kryetari i PDK-së, Zenun Pajaziti, njëherësh kandidat për kryetar komune, me kërkesë të banorëve është ndalur te “Rruga e Kumanovës”, për t’i dëgjuar kërkesat, mirëpo edhe shqetësimet e banorëve, thuhet në komunikatën e PDK-së.
“Për vite me radhë, pushteti aktual i ka gënjyer banorët për çështjen e asfaltimit të rrugës, mirëpo praktikisht kjo çështje s’është zgjidhur ende. Banorët, haptazi i kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj pushtetit dhe kryetarit dembel z. Lutfi Haziri.
Sipas tyre, arsyetimi i pushtetit komunal është se kjo është çështje e institucioneve qendrore. Lutfi Haziri është mësuar që punët e kryera të institucioneve qendrore t’i përvetësojë, ndërsa mos punët e tij t’ia faturojë institucioneve qendrore”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, edhe banorët e banesave sociale janë të mllefosur me mos punën e Kryetarit Haziri. Banorët e ndalën Kryetarin Pajaziti për t’i shprehur shqetësimet e tyre.
Kryetari Pajaziti do të qëndrojë afër qytetarëve, ditë e natë, sepse shqetësimet e tyre, realisht do të jenë prioritetet e tij, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së.
Sponsorizuar nga PDK