Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka vlerësuar se provokimet e Serbisë me ndërtimin e murit në veri, me aktivizimin e listës së Interpolit dhe tash me tren, janë raste që duhet të alarmojnë Bashkësinë Ndërkombëtare.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se institucionet e vendit kanë vepruar në mënyrën e duhur për ta ndalur trenin ilegal serb. Pajaziti ka bërë me dije se me këtë rast Serbia e ka kuptuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.
Ai i ka bërë thirrje Serbisë të ndryshojë qasje dhe të mos bëjë më provokime të tilla…