Në kuadër të vizitave të njëpasnjëshme nëpër bizneset e Gjilanit, sot, Zenun Pajaziti, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, vizitoi kompaninë “Gëzimi Engineering”.
“Sistemi i tregtisë, shitja e materialeve ndërtimore, dhe veprimtaria e ndërtimit të objekteve janë prioritetet bazë të kësaj ndërmarrje. Nevoja për ndryshim në Gjilan është nevojë urgjente edhe për sektorin e biznesit. Autostrada Gjilan – Prishtinë është nevojë urgjente për neve si biznes.
Gjithashtu edhe parku i biznesit do të ishte një ndër lehtësirat kryesore për neve si biznes, pasi që përmes saj krijohet një adresë për bizneset. Gjithashtu edhe mungesa sigurimeve shëndetsore është një barrë e cila per shkak të mungesave ligjore po u ngarkohet shpesh sektorit të biznesit. Punëtorët tanë kanë nevojë për sigurim shëndetësore” – tha pronari i kompanisë.
“Kryetari i partisë Kadri Veseli asnjëherë nuk është pajtuar me mënyrën e funksionimit të sistemit të shëndetësisë në Kosovë. Prioritet i yni si PDK është rregullimi i sistemit shëndetësor, duke e përfshi edhe zbatimin e ligjit per sigurimin shëndetësor. Bizneset në Kosovë, janë duke e mbajtur gjallë Kosovën, heqja e barrës së sigurisë për punëtorët, përmes zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore, do të jetë heqje e një barre për bizneset” – ndër të tjerash shtoi Zenun Pajaziti.
Sponsorizuar nga PDK