Në një intervistë për Portalin Informativ Titulli.com, Arbër Pajaziti, ish –shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit flet për herë të parë për idenë e krijimit të një grupacioni të ri politik. Ai thotë se qëllimi nuk është të dëmtohet PD-ja e të forcohet pushteti, ngase sipas tij, që të dyja blloqet politike janë të njejta. Pajaziti pohon se ka një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve për frymën e re politike dhe se proporcionalisht janë të përfshirë individë nga të gjitha subjektet ekzistuese politike. Grupimi i ri politik, sipas Pajazitit, nuk ka për qëllim interesat personale apo grupore, ai nuk i ka rrënjët as nga Beogradi e Sanxhaku, por buron nga populli, gjegjësisht nga shtresa më e ndritur, rinia.