Anëtari kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, ka hedhur poshtë pretendimet e koalicionit LDK-AAK-Nisma se vullneti politik i deputetëve është me i rëndësishëm se çdo gjë. Ai ka thënë se interesat e qetarëve të Kosovës janë me të larat se çdo vullnet tjetër politik.
Pajaziti u ka bërë thirrje liderëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma t’i lënë anash interesat personale dhe të reflektojnë ndaj interesave të qytetarëve. Ai ka thënë se nëse vazhdon kjo bllokadë nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, shkruan Epoka e Re.
“ Nëse vazhdon bllokada e tillë, atëherë ata do ta kenë përgjegjësinë për gjithçka që mund të zhvillohet, pse jo edhe për zgjedhjet e reja, të cilat janë kategori kushtetuese”, ka thënë Pajaziti.