Deputeti i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, Zenun Pajaziti ka kërkuar që portalet, më sakt komentet që publikohen në këto mediume të rregullohen me ligj.
Ai këtë kërkesë e ka bërë para pak minutash në fillim të seancës parlamentare për miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2014.
Pajaziti e ka kërkuar këtë duke thënë se ka raste kur përpos komenteve ofenduese dhe atë që “nganjëherë më shumë behën temë komentet se sa materialet e publikuara nga vet portalet”, raporton Zëri.
Deputeti i PDK-së ka kërkuar që me anë të këtij ligji të detyrohen portalet që të behet publikimi vetëm i atyre komente ku shihet qartë identiteti i komentuesve