(2LONLINE) -Behxhet Pacolli, President i Aleancës Kosova e Re (AKR), së bashku me ministrin Fadil Ismajli, ka takuar të enjten studentët dhe mësimdhënës të Universitetit Publik “ Kadri Zeka “ në Gjilan e më pas u takua edhe me kryesinë dhe aktivistët e Degës së AKR në Gjilan.
Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli dhe bashkëpunëtorët e tij u priten nga kryesuesi i Degës së AKR-së Agim Rexhepi, i cili tha se e njoftoi atë me të arriturat, aderimeve të reja, aktivitetet e degës rreth organizimit të punës me forumet e ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve nëpër nëndegë.
Pacolli shprehi kënaqësinë me gjendjen dhe atmosferën që është krijuar në degën e AKR në Gjilan. “Po shoh një zhvillim të kënaqshëm, Dega po krijon perspektivën e vet, po frymon ndryshe, gjegjësisht po faktorizohet në Gjilan”, tha Pacolli.
Ai para aktivistëve të Degës së Gjilani, foli për mundësitë që i ka AKR si parti të dal para qytetarëve krahasuar me partitë tjera dhe se AKR-ja është ballëhapur për punën e vet sepse ka një bagazh të sukseseve që i ka arrit në qeverisjen e deritashme.
“Ideologjia e jonë është mirëqenia e qytetarit por edhe synim i vazhdueshëm i yni dhe të gjitha përpjekjet do të bëhen në këtë drejtim. Kjo arrihet me punë, dhe Kosovës sot i nevojiten heronj të punës. Ne duhet të tregojmë se jemi të aftë të krijojmë perspektivë për vetveten dhe se nuk do të presim nga askush. Duke krijuar perspektiv për vetveten krijojmë perspektivë për rrethin dhe shoqërinë në tërësi. Nevojitet një politikë e mirëfilltë e cila duhet ta mësoj gjuhën ekonomike dhe të menduarit në mënyrë ekonomike” tha në mes tjerash Pacolli.
Sipas tij, me reformat që i ka bërë AKR dhe me ato të cilat do ti bëjë në mandatin e ardhshëm janë bazë e zhvillimit ekonomik të vendit. ‘Platforma jonë agroekonomike do të krijoj mundësi të zhvillimit ekonomik dhe do të arrijmë sado kudo ta nivelizojmë eksportin me importin. Këtë do ta bëjmë ne me investim shpirtëror, të cilin e kemi ne”.
Pacolli tha se e inkurajon atmosfera dhe harmonia në degën e Gjilanit, të cilën duhet ta bartni në nëndegë. “Kërkoj nga ju të jeni aktiv në përpilimin e listave të kandidatëve për deputet, të cilët duhet të jenë njerëz të ideve dhe përfaqësues të denjë të Gjilanit, përfundoi Presidenti i AKR para kryesisë dhe aktivistëve të sajë në Gjilan”.
Ndërsa, në fjalën e tij ministri Fadil Ismajli njoftoj kryesinë e degës për gjendjen e krijuar lidhur me shpërbërjen e Parlamentit dhe shpalljen e datës për zgjedhjet e reja Pas kësaj situate të krijuar ministri kërkoj nga kryesia dhe trupi koordinues angazhim konkret që në këto zgjedhje të hynë sa më të organizuar të përgatitur sepse AKR ka programin më të mirë për zhvillimin ekonomik. /2lonline/