Studimi i Bankës Botërore mbi efektet katastrofike dhe varfëruese të shpenzimeve shëndetësore në vendet e Ballkanit Perëndimor zbulon se Kosova demonstron pabarazitë me të mëdha ekonomike të shpenzimeve shëndetësore.
Në studimin e autorizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), me autor Tamar Gotsadze, të cilin e posedon gazeta, ndër të tjera, thuhet se kur qytetari shkon në qendra e mjekësisë familjare apo në spitale, përfudnon duke paguar për tekstet biokimike dhe diagnostiko radiologjike, medikamente, transport dhe gjëra të tjera, shkruan Koha ditore.
“Shpenzimet nga xhepi të ekonomive familjare për kujdesin shëndetësor përbëjnë një kompontet të madh të shpenzimeve shëndetësore dhe vlerësohet të jenë rreth 50 për qind”, thuhet në këtë studim. /Koha Ditore/