Sa po ikën vitet figurat e heronjve po marrin dimension universal që shikuar nga aspekti historik bënë ndryshimin e që kishte një emër kuptimplotë liri për Kosovën.
Tani kur kthen kokën, 19 vite ikën por jo edhe figura që tashmë mund të thuhet mitike e komandantit Ilaz Kodra.
Ilaz kodra apo fuqia e ndryshimit të kohërave paraqet simbolin gjithë shqiptarë të fund shekullit XX.
Ilaz Kodra apo UÇK-ja, dy emra një filozofi, një zhvillim, një histori që luftën dhe paqen e bënë një e bënë art që sot në portretin e heroit ta shohim në vertikale, ta kujtojmë si në legjenda apo memoria ta kthejë të gjallë të skalitur në shtatore 19 vjet kur na ike komandant.
Pa ty edhe ne komandant do të ishim një fletë e zbrazur e historisë.
Pa ty komandant Kosova do të ishte vetëm hartë e dikurshme në brezat e sotëm.
/Izmi ZEKA/