Edhe pse e arritur në parim marrëveshja për sistemin e drejtësisë më 19 prill mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e një gjykate në veriun e Mitrovicës, ende kjo ujdi nuk është rrumbullakuar. Kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha për RTK-në se pa u mbyllur plani për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi, nuk do të fillojë të zbatohet ajo për gjykatat.
“Plani për zbatimit për pjesën e një gjykate që ka qenë edhe me herët në Mitrovicë pra Gjykata Themelore tani duhet të zbatohet. Kjo çështje ka qenë pikë diskutimi kemi pritur të përmbylllim në muajin mars por kjo nuk ndodhi dhe ka mbetur të ndodh në një takim në mes kryeministrave për të cil9n nuk edi kur do të mbahet por pa u mbyllur plani për zbatim nuk do të filloj zbatimi për qështjën e Gjykatës Themelore,” shprehet zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri.
Më tepër në:
http://www.rtklive.com/?id=2&r=1067