Mbrojtësi, Raddy Ovouka do të vazhdojë edhe më tutje t’i mbrojë ngjyrat bardhë e kaltër të klubit gjilanas, FC Drita, pasi drejtuesit e këtij klubi kanë bërë me dije se kanë vazhduar kontratën me të.
“Raddy Ovouka vazhdon me ne. Kemi kënaqësinë të iu njoftojmë që kemi vazhduar kontratën me mbrojtësin tonë të majtë, Raddy Ovouka”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ovouka do të jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2027. /2LONLINE/