DYLON

Komuna e Vitisë me marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gostivarit

Komuna e Vitisë me marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gostivarit
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Vitisë si lidere e projektit ndërkufitarë dhe komuna e Gostivarit si bashkëpërfituese e këtij projekti, ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti nga EU Cross-border cooperation, thuhet në njoftimin e komunës.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim koordinatorin e këtij projekti dhe përfaqësuesit e organizatës IEP, nga komuna e Gostivarit të Maqedonisë së Veriut.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, ka theksuar se ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation, do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit.

Përndryshe, ky projekt do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social, do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të krijojë vende të reja të punës dhe do të promovojë rritjen e turizmit dhe mbrojtjes së ambientit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.