Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar për ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, në Francë. “E ritheksojmë se të gjitha akuzat e bëra ndaj luftëtarëve të UÇK-së, për kinse krime lufte, kanë qenë dhe janë politike dhe bazën e kanë tek pushtuesi serb, i cili në vend se të ndiqet penalisht për krimet e gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar, është falur nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave politike”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, reagon ndaj arrestimit të Komandantit Ramush Haradinaj, që u bë sonte nga policia franceze me urdhërarrest nga Serbia.
E ritheksojmë se të gjitha akuzat e bëra ndaj luftëtarëve të UÇK-së, për kinse krime lufte, kanë qenë dhe janë politike dhe bazën e kanë tek pushtuesi serb, i cili në vend se të ndiqet penalisht për krimet e gjenocidin që ia ka shkaktuar popullit shqiptar, është falur nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave politike .
Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të vendos sa më shpejt kontaktet me autoritetet franceze, me qëllim që z. Haradinaj të lirohet sa më parë.
Kryesia e OVL të UÇK-së
Kryetari Hysni Gucati