Organizata e Veteranëve të Luftës në Preshevë ka lëshuar një reagim për media lidhur me manifestimet dhe homazhet që po organizohen në Bujanoc. Kryesia e kësaj organizate përmes një kumtese për media ka shpjeguar se dega e OVL-së në Bujanoc duhet të ketë kujdes me prezantimin nëpër manifestimet përkujtimore dhe ka kritikuar prezantimin e Jonuz Musliu.
Kjo është kumtesa e plotë:
ORGANZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
SË UÇPMB-SË
Njoftim
OVL-UÇPMB-së në Preshevë i bënë thirrje degës së OVL-së në Bujanoc që t’i kristalizoj veprimet dhe të jetë në harmoni me statusin e OVL-UÇPMB-së gjatë akademive, manifestimeve dhe homazheve, të jetësohen veprat e dëshmorëve të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën për liri që ne sot e gëzojmë për një jetë më të lumtur.
Gjatë veprimeve të OVL-së të jetë përfaqësuesi i OVL-së e jo siç po ndodh në praktik, të përfaqësoj kryetari i Këshillit Nacional Jonuz Musliu , se OVL-UÇPMB nuk e njeh si organ legjitim Këshillin Nacional për arsye se është organ këshillues i centralizuar i qeveris së Serbisë.
Qeveria e Serbisë në përmjet këshillit nacional ja mohon të drejtat nacionalitetit shqiptar për vetëqeverisje në Arsim, Kulturë,Shëndetësi dhe Informim ?
I bëj thirrje Jonuz Muslihut mos ta shfrytëzoj OVL-në si instrument për agjenda politike, por si kryetar i kuvendit komunal në Bujanovc dhe si kryetar i këshillit nacional, mos t’i diskreditoj veprat të cilat janë pasuri kombëtare, sakrificë e gjithë popullit shqiptar, Referendumi 1 dhe 2 Marsit 1992, lufta e UÇK-së, UÇPMB-së, Marrëveshja e Konçulit dhe Marrëveshja e vitit 2006 me ndërkombtarët mbas vrasjes se Dashnim Hajrullahut e cila ishte marrëveshja e unitetit shqiptar.
Por t’i realizoni të drejtat për at që jeni zotuar si kryetar i kuvendit, zyrtarizmin e gjuhës shqipe në kuvend komunal në Bujanoc ku janë shumicë shqiptarë, emërtimin e rrugëve, shesheve në gjuhen shqipe e shumë çështje tjera.
Por të ngrihet bashkëpunimi ndërmjet partive politike shqiptare dhe të jenë të unifikuar në të drejtat kombëtare dhe interesave vitale të popullit nëPreshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.
Kryesia: OVL-UÇPMB, krytar; MUNIR REXHEPI
Preshevë
Data;24.03.2016
http://titulli.com/index.php?m=post&s=25742