Vjosa Osmani nga LDK kërkon që të respektohet neni 67 i Kushtetutës, që përcakton që grupi më i madh parlamentar e propozon kryetarin e Kuvendit.
“Kryesia tashmë e ka konfirmuar cili është ai grup i madh parlamentar, po ashtu e konfirmon edhe rregullorja dhe çdo dokument i aplikueshëm në Kosovë. Në bazë të kësaj ne presim që kryesuesja e kësaj mbledhjeje ta respektojë këtë regjim juridik në Kosovë dhe t’ia jep fjalën grupit parlamentar LDK-AAK-NISMA për ta propozuar kryetarin. Ne, siç e dini, e kemi kandidatin tonë i cili është Isa Mustafa e për këtë shpresojmë që pas propozimit ta merr edhe përkrahjen e Kuvendit. Në të kundërtën, ne do të shfrytëzojmë çdo mjet juridik funksional për ta kundërshtuar këtë vendim antikushtetues”, ka thënë ajo./telegrafi/