Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të Gjilanit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve për protestë paqësore kundër abuzimit ndaj fëmijëve autik. Protesta mbahet të enjten duke filluar nga ora 12:00, para Teatrit të Gjilanit, bëhet e ditur në njoftimin e shpërndarë në facebeook të Organizatave të Shoqërisë Civile anëtare të CCNO’së – Gjilan.
Më tej në njoftim thuhet:
Shoqëria Civile e Gjilanit, përmes këtij shkrimi reagon ndaj rastit të logopedit I.F ndaj personit autik, rast ky i cili na ka prekur thellë, me sjellje jo etike, të gjithëve.
Organizatat e Shoqërisë Civile dënojnë ashpër abuzimin e dhunën e ushtruar ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë, ku opinioni publik është shokuar me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet duke abuzuar madje duke u shprehur dhunshëm ndaj Nënës së fëmijës me autik gjë që është jo etike jo profesionale.
Duke i parë të gjitha këto fakte, kërkojmë nga Institucionet përgjegjëse siç janë: Inspektoriati i punës dhe prokuroria të zhvillojnë hetim të detajuar për mënyrën e trajtimit të personave autik ku do në Kosovë.
Nga: Organizatat e Shoqërisë Civile anëtare të CCNO’së-Gjilan.