Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar do të zhvillohet pa njëprezantues mikëpritës të ceremonisë.
Kreu i ABC Entertainment, që do transmetojë ceremoninë e Akademisë, tha se do të vendosë në pah të famshmit që prezantojnë dhe i japin trofetë fituesve.
Në dhjetor, komediani hoqi dorë nga roli që iu dha pas polemike mbi komentet e tij homofobike në Tëitter. Ai tha se nuk donte të ishtë një shqetësim për Akademinë e Filmit dhe se i vinte keq që lëndoi njerëzit me komentet e tij.
Një vendim i tillë u mor për herë të parë pas 30 vitesh, pas tërheqjes së Kevin Hart.
Një numër ceremonish të Akademisë nuk kanë pasur mikpritës. Rasti i fundit ishte në vitin 1989, kur producenti Allan Carr mori vendimin ti lënë vend prezantuesve më të famshëm.