Diplomati amerikan Jeff Bieley është koordinator i zyrës së OSBE-së në Bujanoc që një vit e gjysmë. Ai ka ardhur në rajonin e Ballkanit si gazetar në vitin 1998 kur në Shqipëri e Maqedoni ka punuar si gazetar i pavarur dhe si gazetar i Zërit të Amerikës. Më pas, në Kosovë Jeff Bieley ka punuar si zëdhënës i UNMIK-ut dhe si këshilltar politik në UNMIK. Gjatë kësaj kohe ai ka mësuar shkëlqyeshëm gjuhën shqipe dhe intervistën ekskluzive për portalin informativ Titulli.com e realizuam në gjuhën shqipe. Bieley në këtë intervistë flet për zgjedhjet e mbajtura më 24 prill, integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë, diplomat e Kosovës dhe tema tjera të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Tanimë ka përfunduar procesi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Sipas rezultateve preliminare shqiptarët do të përfaqësohen me një deputet në parlamentin e Serbisë. Si e vlerësoni këtë proces dhe çfarë duhet të presin shqiptarët e këtushëm nga qeveria qendrore?
Jeff Bieley: ODIHR që është një institucion i OSBE-së, por që është i ndarë nga misioni i OSBE-së në Serbi, ka pasur një mision të vëzhgimit të zgjedhjeve më 24 prill. Do t’i referohem raportit të tyre preliminar, ku thuhet se procesi i zgjedhjeve ka qenë i qetë dhe i organizuar mirë në Serbi, edhe këtu edhe në gjithë Serbinë. Qe një vit e gjysmë sa jam unë koordinator i zyrës së OSBE-së në Bujanoc kam parë disa shenja të rëndësishme të angazhimit të qeverisë qendrore në jug të Serbisë, përfshirë edhe dy vizita të kryeministrit dhe disa vizita tjera ministrore. Ne do të dëshironim të shohim edhe më tutje angazhimin e liderëve politik shqiptar bashkë me autoritetet qendrore dhe besoj që janë tema që mund të adresohen bashkërisht, përfshirë fushat e arsimit, zhvillimit ekonomik dhe fushat tjera.
Sipas vlerësimeve të faktorit politik shqiptar në këtë rajon, përfaqësimi i shqiptarëve në organe shtetërore, zhvillimi ekonomik dhe në përgjithësi avancimi i pozitës së shqiptarëve është në nivel të ulët. Ku mendoni se është defekti i këtij procesi?….
Për më tepër në Titulli.com