Fotografitë e ekspozuara kanë fokusuar gjendjen e resurseve ujore, ndotjet e ujit, derdhjet e panevojshme të ujit dhe keqpërdorimin e tij.Ekspozita kishte për qëllim vetëdijesimin shtesë të qytetarëve për ruajtjen e ujit dhe mbrojtjen e tij nga keqpërdorimi.
Urlich Biffar, drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, ka thënë se gjatë kësaj kohe janë shpërndarë mbi 15 mijë broshura me përmbajtje dhe porosi për kursimin e ujit të pijes.
Ndërsa, kryesuesi i KK-së Izmi Zeka, e ka vlerësuar të suksesshëm këtë projekt, duke qenë i bindur se efektet e tij do të jenë afatgjata, ndërkohë që ka potencuar se Gjilani e ka pasur dhe e ka prioritet furnizimin e qytetarëve të saj me ujë dhe në këtë sektor janë bërë investime kapitale gjatë këtyre viteve.
Sipas drejtuesve të kompanisë “Hidromorava”, rreth 60 për qind e sasisë së ujit, nuk faturohet, derisa nga sasia që faturohet, inkasohen vetëm 60 për qind të mjeteve.
Duke e marrë parasysh se qasja ndaj shërbimeve publike është e ultë, sikundër edhe shkalla e pagesës, “Hidromorava” e ka vlerësuar të qëlluar fushatën. Regjioni i Gjilanit ka 6 burime të ujit, prej të cilave katër në Gjilan dhe nga një në Kamenicë dhe Viti. Kapacitete i tyre është 350 litra në sekondë.
Përndryshe, fushata dyjavore kishte filluar me një tryezë të rrumbullakët, një debat televiziv dhe tavolina informuese në komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë, duke alarmuar kështu qytetarët mbi vështirësitë e furnizimit me ujë. /2lonline/