Kampi dyjavorë për restaurim dhe dokumentim i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për 17 studentë të arkitekturës dhe fushave të tjera të ndërlidhura do të përmbyllet nesër në Letnicë (Komuna e Vitisë).
Qëllimi i kampit ishte zhvillimi i mëtutjeshëm i shkathtësive dhe ngritja e vetëdijes së të rinjve për vlerën e monumentevetë trashëgimisë kulturore dhe nevojën për mbrojtjen, prezervimin dhe përdorimin socio-ekonomik të e tyre.
Nën udhëheqjen e ekspertëve të ndryshëm të fushës, studentët u angazhuan në dokumentimin e monumenteve me qëllim të hartimit të një plani zhvillimor për fshatin shumetnik të Letnicës si dhe në teknika të restaurimit të trashëgimisë kulturore përmes punës praktike restauruese në monumentin e trashëgimisë te Mulliri i Frok Dokiqit.
Pëmbyllja e kësaj ngjarjeje nesër, më 5 korrik 2019, tek Mulliri i Frok Dokiqit, në Letnicë, Komuna e Vitisë, me fillim nga ora 12:00.
Me këtë rast, fjalime hyrëse do të mbajnë Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Kujtim Gashi, dhe Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë Marija Kapitanoviq.