Kadriu: Kamenica po bëhet me bulevard

Kadriu: Kamenica po bëhet me bulevard

Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ka shkruar në profilin e tij se pas kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës dhe Gjilanit, edhe Komuna e Kamenicës po bëhet me bulevard.

Ja postimi i tij:

Pas kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, dhe Gjilanit, edhe komuna e Kamenicës po bëhet me Bulevard. Sot, bashkë me të parin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, dhe nënkryetarin e Komunës, Faton Jakupi, në emër të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, morëm pjesë në përzgjedhjen e kompanisë projektuese të këtij Bulevardi.

Projekti i financuar nga MIT-i, me një kosto financiare prej 1 milion euro, e shndërron Kamenicën në një qytet modern dhe tërëheqës. Kosova po ndryshon, dhe tanimë kjo po dëshmohet me projekte konkrete.

Bashkë me kryeministrin Haradinaj, dhe ministrin Lekaj, jemi të përkushtuar ta ndryshojmë që qytetarët në gjithë territorin e vendit ta ndjejnë dorën e shtetit. Nuk do të kemi probleme infrastrukturore, as në vendet urbane e as ato rurale. Është detyrë që ia kemi dhënë vetes.

R. K

KOMENTE