(2LONLINE) – Drejtori i misionit të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, i shoqëruar nga përgjegjësja për barazi gjinore Sadete Tërnava, kanë vizituar kryesuesen e zgjedhur të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku -Rexhepi, të cilët i uruan asaj për marrjen e detyrës.
Ata kanë vlerësuar faktin se në krye të institucionit më të rëndësishëm komunal është zgjedhur një grua.
Sadete Tërnava kërkoi nga kryesuesja që ta funksionalizoj grupin e grave, duke shpresuar dhe besuar që gruaja të ketë pozitë të rëndësishme në vendimmarrje.
Nga ana tjetër, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi pasi ka falënderuar Biffar dhe Tërnava për vizitën,duke thënë se do të punoj që gruaja të fuqizohet sa më shumë në Gjilan, përderisa për këtë ka marrë garanca nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /2lonline/