(2L ONLINE) – Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama në bashkëpunim Ekipi komunal të OSBE-së në Viti dhe me koordinatorin komunal për bashkëpunim me fshatrat e kësaj komune Tahir Lubishtani kanë zhvilluar një diskutim me kryetarët e fshatrave rreth përfundimit të përgatitjes së buxhetit 2015 si për përfshirjen e banorëve në këtë proces.
Gjatë këtij takimi Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama foli rreth procesit të përgatitjes që kanë bërë institucionet Komunale të Vitisë lidhur me planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2015.
Ai theksoi se Institucionet Komunale të Vitisë kanë qenë të përkushtuar që ky planifikim të bëhet në bashkëpunim me banorët e kësaj komune duke theksuar se për këtë janë mbajtur 14 diskutime publike buxhetore e ndër to është mbajtur edhe një diskutim publik me grupin e grave, personat me nevoja të veçanta si dhe me komunitetin jo–shumicë.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes të autoriteteve komunale dhe këshillave të fshatrave. /2L ONLINE/