Nga Zejnullah Jakupi
Nga koha kur Hannah Ahrendt e shkroi veprën e saj voluminoze „Elementet dhe origjina e totalitarizmit“ (1951) kanë kaluar disa dekada. Askush më nuk e beson se mund të përsëritet Holokausti i nacional-socialistëve gjermanë ushtruar mbi hebrenjët. Nuk thuhet pa shkas se ne duhet ta mësojmë historinë që të mos na përsëritet. A ka rrezik që shoqëritë e sotshme demokratike të rrëshqasin drejt dikataturës?
Në fakt po. Shtetet dikatoriale dhe rezhimet autoritare si Rusia, Korea Veriore e kanë dëshmuar se përbëjnë rrezik për Rendin Botëror demokratik. Kush do ta besonte se Rusia e Pushkinit, e Dostojevskit, e Gogolit dhe Brodskit et,j do t´i nënshtrohet ideologjisë Putiniste dhe populli edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe më pas kur V.Putin mbante fjalime në Bundestag-un gjerman, kur besohej se Rusia dhe populli rus kishte përqafuar vlerat e Perëndimit, në fakt u dëshmua e kundërta. As elita politike, as shoqëria civile dhe as populli nuk do të mund t´i bënin ballë rezistencës, të një njeriu, Putinit, për ta ndryshuar kursin e tij dhe për ta ndaluar agresionin ndaj Ukrainës.
Populli rus si në çdo vend tjetër, jo vetëm në Rusi, por edhe në Korenë Veriore, e deri diku edhe populli serb në Serbi, akoma lejojnë të manipulohen nga totalitaristët dhe diktatorët të cilët e mbajnë vendin të okupuar me ideologjitë e tyre totalitare. Populli rus në kohët e tanishme është i gjallë vetëm për të „funksionuar“, siç e përshkruan Hannah Ahrendt.
Në gjashëm sikur në romanin e njohur të Nikolai Gogolit, në vitet e largëta 1842 dhe 1845 ku flitej për “Shpirtrat e vdekur“, në kuptimin e tillë edhe shoqërinë e sotme ruse e përbëjnë njerëz, sikur këta të parët, individë pa përgjegjësi individuale. Ata janë sikur personat e romanit, të cilët në regjistrat e shtetit janë të gjallë, por në realitet janë sikur të „vdekur“. Totalitarizmi në këtë shoqëri ka depërtuar deri në palcë të secilit individ.
Hannah Ahrendt me të drejtë ju përkushtua pikërisht temës e cila e karakterizoi gjithë shekullin 19 dhe atë 20. Atë e preukuponte origjina e totalitarizmit, liritë politike dhe reflektimi mbi natyrën e pushtetit. Ajo ishte dhe mbetet filozofja më e njohur në botë pas Luftës së Dytë Botërore për teorinë e totalitarizmit, totalitarizmin pra, të cilin edhe e përjetoi në lëkurën e saj, sepse ajo ishte me prejardhje hebreje, por ishte gjithashtu edhe një intelektuale e pakompromis.
Disa nga veprat më të njohura të saja janë: “The Human Condition” (Kushti i Njeriut), “The Origins of Totalitarianism” (Origjina e Totalitarizmit), dhe “Eichmann in Jerusalem: A Report on the Banality of Evil” (Eichmani në Jerusalem: Një Raport mbi “Banalitetin e të së Keqes”).
Hannah Ahrendt ka punuar edhe si gazetare në FAZ dhe, siç raportohet nga kronikt e asaj kohe, ajo u ballafaqua me të vërtetën e hidhur kur Atdheu i saj Gjermania me ardhjen në pushtet të rezhimit nazifashist rrëshqiti në diktaturë. Ajo do të shkruaj në memoaret e saja se pas vitit 1933 me ardhjen në pushtet të nacistëve ndryshoi edhe rrethi i saj social. Nuk ishte më e çuditshme se çfarë bënin armiqtë se sa pyetja; çfarë bënin miqtë e saj.
Sepse me këtë do të fillonte përjashtimi i hebrejve nga shoqëria, pastaj do të ushtrohet gjenocidi mbi ta. Ajo nuk u dorëzua. Ahrendt pyeste; si ishte e mundur në ndodhte kjo tragjendi në vendin e idhëtarëve, filozofëve të idealizimit një terror i tillë? Kjo edhe e shtyri që të hulumtoj me porosinë; Ne duhet ta kuptojmë se si ndodhi holokausti?
Përgjigjen se si erdhën dikataturat në pushtet Ahrendt e shpjegon në librin e saj „Elementet e origjinës së totalitarizmit“ por edhe në veprën „Banaliteti i të së keqes“ dhe tek vepra „Eichmani në Jerusalem“.
Teza e Ahrendt është se njerëzit modern (të shoqërive masive) shumë shpejt rrëshqasin në lëvizje totalitare. Kjo do të thotë se njeriu modern nuk është më i rrethuar me familjen tradicionale ose të mund identifikohet me punën e tij si mjeshtër, bujk, çoban, mullis etj, por ai jeton në shoqërinë masovike. Individi i shoqërisë masovike ndihet i zëvendësueshëm, nuk ka më individualitet dhe kjo është ndenja e braktisjes që ka të bëjë edhe me rritjen e numrit të popullësisë në mbarë botën, zhvillimin industrial, medial, virtual dhe pushtetit që kontrollon dhe survijon qytetarët në çdo minut (siç), etj.
Sipas saj, janë dy ideologjitë; nacional-socializmi dhe komunizmi, të cilat e shpjegojnë botën në mënyrë totalitare, prandaj edhe këto ideologji quhen totalitarizëm. Për shembull, nacional-socialistët e proklamonin rasën gjermane si më të mirën dhe të tjerat si nënshtruese. Ndërsa komunistët e parashihnin zhbërjen e klasave dhe luftën e tyre, në periudhën historike, në socializëm. Këto dy ideologji kanë definuar rrjedhën historike dhe kanë kushtëzuar masat që ta përqafojnë atë dhe ata që nuk e përkrahin do definohen si armiq të ideologjisë. Këta armiq në kohën e nacional-socializmit ishin racat inferiore dhe grupet e margjinalizuara. Ndërsa ideologjia komuniste ishte e koncentruar për të luftuar klasat. Duhej që vazhdimisht të luftoheshin dhe të likujdoheshin grupet e reja, siç vepronte Stalini në Rusi, Enveri në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore.
Ahrend flet me këtë rast për „Preparimin e viktimave dhe xhelatëve“. Në shoqëritë masovike thotë ajo askush nuk është i sigurtë. Për këtë shkak terrori është thelbi i pushtetit totalitar. Pushteti totalitar depërton deri në brendinë e jetës private të individit në mënyrë që ta kontrollojë dhe ta dirigjojë atë. Individi në këto rrethana nuk mund të vendos vetvetiu, pra individët nuk janë të lirë, ata duhet vetëm të funksiojnë. Kështu e shpjegon Ahrendt aparatin shtetëror të nacional-socialistëve të cilët, siç e dëshmon rasti i Eichmann-it në Jerusalem, edhe pse i shpallur fajtor, thoshte se nuk kishte mbytur asnjë hebrej, por vetëm kishte kryer urdhërat e sistemit duke bërë që të funksionojë bartja e hebrejve drejtë Auschwitz-it. Ai ishte kujdesuar vetëm për transportin e tyre, ashtu siç ju kishte kërkuar nga hierarkia e rezhimit.
Kështu vepruan oficirët dhe ushtarët rus në luftën e Ukranës dhe veprojnë akoma, ngjashëm sikur vepruan në Luftën e ish-Jugosllavisë dhe në luftë e Kosovës 1998/99, ushtria dhe policia, por edhe parlamilitarët serbë kur vrisnin dhe kryenin masakra mbi popullin e pafajshëm shqiptar. Asnjë prej tyre nuk kishin kursyer as fëmijë, gra, pleq e plaka. Për ta shqiptarët ishin vetëm numra, veprat e tyre duhej kryer, sepse mashineria e aparatit vrastar e kërkonte, ajo duhej të funksiononte për ta mbajtur gjallë pushtetin ideologjik vrastar të Slobodan Millosheviqit.
Ahrendt, në veprën e saj e pasqyron kontraditën e shoqërisë masive në të cilën secili individ kujdeset vetëm për atë që të funksionojë. Individi duke qenë në këtë rreth byrokratik, nuk sjell vendime personale, por vendimet e marrura nga lartë. Ai sjell vetëm vendime autoritative, siç kishte vepruar Eichmann, i cili pohonte në gjyq se e kishte organizuar transportin. Ai ishte një doras nga byroja, prej nga e kishte mundësuar vrasjen. Eichmann ishte një byrokrat i cili kishte mundësuar që sistemi të funksionojë. Ai ju kishte nënshtruar ideologjisë, gjë të cilën ai e pranon në gjyq. Me këtë rast Ahrendt, e cila atë kohë raportonte si gazetare gjatë këtij gjykimi, pohonte se Eichmann ishte vetëm një vrasës administrativ. Fenomenin në fjalë Ahrend e shtjelloi në veprën „Banaliteti i së keqes“.
Në veprat e saja Arendt analizon faktorët dhe kushtet që kontribuan në lindjen e këtyre regjimeve dhe veçoritë e tyre të tilla si; shfrytëzimi i propagandës, terrori shtetëror, dhe mënyra se si këto regjime kontrollonin plotësisht jetën e qytetarëve.
Një nga konceptet kryesore të analizës së saj është ndarja e përgjithshme midis totalitarizmit dhe formave të tjera të sundimit politik. Ajo shpjegon qëndrimin e saj mbi faktin se regjimet totalitare kanë qenë të ndryshme në natyrën e tyre, sepse ata nuk kishin vetëm qëllimin e sundimit, por kontrollit të plotë të shoqërisë dhe në fund, shkatërrimin e lirisë dhe individin.
Ndër faktorët kryesor që një ideologji të ketë sukses, sipas Ahrend, është egzistenca e një shoqërie masive.
Shoqëria masovike
Shoqëria është një term që përdoret për të përshkruar një shoqëri moderne të cilën e karakterizojnë disa tipare specifike: Shoqëria masovike përfshin një popullsi të madhe, ku individi bëhet pjesë e një mase të madhe anonime, me qindra, mijëra, apo edhe miliona njerëz që jetojnë dhe punojnë së bashku në mjedisin urban. Në këtë shoqëri, ekziston një tendencë për standardizim në shumë fusha, si p.sh., në prodhimin industrial, në mënyrën e veshjes, apo edhe në mënyrën e mendimit dhe të veprimit.
Kjo sjell është një uniformitet në stile jetese dhe preferenca. Edhe zhvillimi i teknologjisë dhe medias ka ndikuar dhe ndikon thellësisht në shoqërinë masovike duke e bërë informacionin dhe kulturën më të arritshme për një numër më të madh njerëzish në mënyrë shumë të shpejtë. Por edhe pse shoqëria është e përbërë nga një numër i madh njerëzish, shpesh ka një ndjenjë alienimi dhe individualizmi. Njerëzit mund të ndjehen të izoluar, edhe pse janë të rrethuar nga masa e madhe e njerëzve.
Gjithashtu shoqëria masovike karakterizohet nga një kulturë e konsumit të lartë. Tregu masiv dhe reklamat e fuqishme ndikojnë në preferencat e njerëzve dhe shpesh inkurajojnë blerjet në shkallë të gjerë. Gjithashtu edhe politika dhe angazhimi publik mund të ndikohen nga masa e madhe e njerëzve, përmes mediave dhe mobilizimeve masive, por në të njëjtën kohë, mund të ketë edhe një ndjenjë të humbjes së ndikimit individual.
Karakteristikat e shoqërisë masovike janë të ndërthurura dhe shpesh lidhen me zhvillimet ekonomike, sociale, teknologjike dhe politike në kohët moderne. Këto karakteristika reflektojnë ndryshimet thelbësore në mënyrën se si njerëzit jetojnë, pavarësisht se shumica e shoqërive edhe në vendet demokratike Perëndimore janë shoqëri masive, sipas Hannah Ahrendt, ato janë ose paraqesin një substrat që mundëson zhvillimin dhe ngritjen e rezhimeve totalitare, siç ishin stalinizmi, nacional-socializmi apo komunizmi, të cilat pasuan pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore atëherë kur filloi etablimi i shoqërisë masovike.
Prandaj duhet shtuar se secila ideologji (qoftë ajo staliniste, enveriste, komuniste, social-nacionale etj), ka premtuar se me modelin e tyre arrihet jeta ideale në të cilën secili duhej të bëhet pjesë e ideologjisë. Ata që nuk i bashkëngjiten mbeten pakicë dhe do konsiderohen armiq të sistemit apo të rezhimit.
Në shoqëritë totalitare njeriu si individ pushon së menduari në mënyrë subjektive. Ai e braktis vetveten dhe ju përkushtohet ideologjisë. Pra kjo do të thotë se çdo individ i një kombi të caktuar është pjesë e tij, e nëse nuk është, kujto këtu pakicat nacionale, atëherë ato do të trajtohen më dobët, shpesh ato do jenë cak i diskriminimit ose i dëbimit, i vrasjes etj, siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë.
Ekspertimenti Stanly Miligram
Edhe pas vdekjes së Hannah Arendt (4.dhjetor 1975) fenomeni i “funksionimit“ vazhdon të jetë një burim problematik edhe për shoqëritë demokratike, tezë të cilën e ka vërtetuar pas vdekjes së Hannah Ahrendt psikologu amerikan Stanley Milgram në vitin 1982 i cili e testoi këtë me 40 nxënës.
Eksperimenti i Stanley Milgram është një studim shumë i njohur në fushën e psikologjisë sociale që u krye në vitet 1960. Ky eksperiment kishte për qëllim të hulumtonte se sa shumë një person mund të bindet për të ushtruar dhunë ndaj një personi tjetër, nëse iu dërgohet urdhër nga autoriteti.
Studimi u bë në Universitetin Yale dhe përfshinte tre role kryesore: hulumtuesi (një personi që kryente eksperimentin), personi që kishte rolin e të dënuarit (një person i pajisur me pajisje të rreme që duhej të merrte dënimin), dhe personi që ishte autoriteti (një person i cili dërgonte urdhrat).
Duke përdorur një simulim të dënimit elektrik (me elekroshok), hulumtuesi u kërkonte të dënuarit (një person tjetër të angazhuar në eksperiment) që të jepnin dënimet nëse bënte gabime në test. Në fakt, dënimi ishte fiktiv dhe personi që merrte dënimin ishte një aktor që luante rolin.
Rezultatet e këtij eksperimenti treguan se shumica e pjesëmarrësve ishin të gatshëm të ndiqnin urdhrat e autoritetit, edhe nëse kjo do të ushtronin dhunë të rëndë ndaj një personi tjetër. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve, 26 prej tyre, ishin të aftë të vazhdonin duke dhënë dënimet edhe kur mendonin se po i shkaktonin dhimbje të mëdha personit tjetër.
Eksperimenti i Milgramut theksoi fuqinë e autoritetit dhe presionit social në sjelljen e njerëzve, duke sjellë debate të mëdha mbi etikën dhe rëndësinë e respektimit të autoritetit në shoqëri. Ky studim ka pasur një impakt të rëndësishëm në fushën e psikologjisë sociale dhe ka zgjuar vëmendjen ndaj etikës në hulumtimet psikologjike dhe ndaj faktorëve që ndikojnë në sjelljen e njerëzve në situata të tilla.
Përfund: Rezultati sugjeron se pothuajse të gjithë njerëzit janë të gatshëm të ndjekin autoritetin dhe jo ndërgjegjen e tyre në kushte të caktuara. Eksperimenti Milgram përdoret edhe sot për të shpjeguar dhe diskutuar pyetjen se pse njerëzit p.sh. B. kryejnë krime lufte. Pra njerëzit e indokrinuar janë të prirur që në veprimet e tyre do të përfillin më shumë shpirtin e tyre dhe bindjen e verbër byrokratike të sistemit, se sa atë privat, shpirtin e tyre njerëzor (human). /2LONLINE/