DYLON

Në 40-vjetorin e rënies nderohen heronjtë e Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha

Në 40-vjetorin e rënies nderohen heronjtë e Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha
Avatar photo Redaksia

Në nderim të veprës së heronjve të Kombit, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me prorektorët, dekanët dhe stafin e UKZ-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Më pas nderime janë bërë edhe te shtatorja në qytet, ku janë nderuar dy figurat qendrore të rezistencës shqiptare dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e pavarësi, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha.

EkoHigjiena

Rektori Dërmaku me delegacionin e tij, ka vizituar edhe familjet e dëshmorëve Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, ku ka thënë se janari ndriçon rrugën tonë të lirisë dhe na përkujton sakrificën e dëshmorëve, andaj përulemi me nderimin më të madh para atyre që me sakrificën e tyre bënë të mundur që ne sot t’i nderojmë ata në liri.

Njëherësh Rektori me bashkëpunëtor, ka vizituar shtëpinë e vjetër të Rexhep Malajt, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sot është vendos në kategorinë e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe që në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe familjen Malaj do të shndërrohet në muze.

Ndryshe, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha janë ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Ndërmjet 11 e 12 janarit, 40 vite më parë, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.Sot për veprën patriotike të Rexhep Malajt e Nuhi Berishës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët dhe mbarë Kosova e trevat shqiptare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.