Rikthehemi në Bresalc, në kuadër të takimeve që po i mbajmë, për të shprehur edhe njëherë vetëdijen që e kemi për problematikat e banorëve të fshatit.
E kemi filluar më përpara me vizitat në shkollë, e sot e vazhduam me takime me banorët e prekëm prej së afërmi vështirësitë që i kanë me rrugët e prishura e ndriçimin që mungon.
Orientimi i punës dhe i projektit tonë, do sjellë menaxhim të mirë të buxhetit, pa abuzime e favorizime dhe zgjidhje të problemeve. Që të jemi bashkë më shumë, bashkë për më mirë e bashkë ta sjellim ndryshimin.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/