Me rastin e 16 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, nga nesër deri më shtatë mars, Qeveria organizon manifestimin gjithë popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së UÇK-së.
Qeveria njoftoi se në kazermën Adem Jashari, nesër do të mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së, ndërsa me 6 mars bëhen homazhe në Prekaz.
Manifestimi përfundon me Natën e Zjarreve, me 7 mars.
Perndryshe ja Programi i manifestimit:
Më 5 mars
Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së
Më 6 mars
Duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Komunat e Republikës së Kosovës.
Në orën 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Më 7 mars
Duke filluar nga ora 17:45 fillon riti tradicional në nderim të dëshmorëve të kombit, me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Në orën 18:00 vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin Adem Jashari në Skenderaj.