Në Bujanoc do të mbahet festivali i folklorit ballkanik “Jehona” me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Turqia. Organizator i këtij festivali është shoqëria kulturoro artistike “Jehona: nga Tërnoci ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në shtëpinë e kulturës në Bujanoc më datë 1 dhe 2 Tetor, shkruan Titulli.com.
“Ky është festivali i parë ballkanik që organizohet në Bujanoc dhe shpresojmë edhe në të ardhmen të bëhen organizime të këtilla. I ftojmë qytetarët e komunës së Bujanocit që të marrin pjesë në këtë aktivitet të pasur më një program kulturor”, është thënë në njoftimin e organizatorit.
Programi përfshinë parakalimin në qytetin e Bujanocit, fshatin Tërnoc ndërsa përmbyllja do të mbahet në objektin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc. Ky festival mbështetet nga komuna e Bujanocit, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Ministria e Kulturës së Serbisë./Titulli.com/