Nën drejtimin e Organizatës Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, është organizuar aktiviteti gjykime të simuluara në një nga sallat e Gjykatës Themelore në Gjilan.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë të rinjtë nga shkollat e mesme nga regjioni i Gjilanit, të cilët kanë marr njohuri më shumë rreth punës së Gjykatës si dhe familjarizimi me institucionin në fjalë.
Ky aktivitet synim ka pas që përmes trajnerit profesional si dhe gjashtë fasilituesve nga fusha e drejtësisë të përçojnë tek të rinjt njohuritë në lidhje me sistemin e drejtësisë në Kosovë si dhe të drejtat e njeriut.
“Aktivitetet e tilla janë të mirëpritura për Gjykatën Themelore në Gjilan, si dhe do të ofroj gjithë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit. /2LONLINE/