DYLON

Trajnohen pemëtarët për krasitjen e pemëve

Trajnohen pemëtarët për krasitjen e pemëve
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Planit të punës për vitin 2023 Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit ka organizuar trajnimin për pemëtarët.

Trajnimi me titull “Krasitja e pemëve”, ishte njëditor i ndarë në dy pjesë teorike dhe atë praktike.

EkoHigjiena

Krasitja është arti i ndryshimit të mënyrës natyrore të rritjes së pemëve, në një rritje më të përshtatshme për të prodhuar një sasi dhe cilësi më të lartë. Roli i krasitjes është shumë i madh dhe ndonjëherë edhe vendimtar për prodhimtarin e pemëve.

“Aplikimi i krasitjes rritë jetëgjatësinë e pemës dhe eliminohen edhe degëzat. Përmes krasitjes rregullohet edhe depërtimi i rrezeve të diellit, pra ndriçimi më i mirë, ajrosja më e mirë. Kështu që me depërtim të rrezeve të diellit dhe ajrosjes më të mirë ka ndikim edhe në pengimin e zhvillimit të sëmundjeve të pemës. E krejt këta faktorë pastaj kanë ndikim në prodhimtari sasiore dhe cilësore”.ka thënë drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Bajram Isufi.

Në bazë të memordumit për bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “dhe komunës së Gjilanit, të nënshkruar nga ish-rektori Naser Sahiti dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ligjërues në këtë trajnim ishte prof. Vahid Avdiu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.