“Qendra për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave si organ ombrellë i OSHC-ve, me përfaqësim në Regjionin e Gjilanit distancohemi nga Organizimi i aktivitetit të proklamuar në media, kinse Kryetarja e Dhomave te Specializuara të Kosovës, gjykatsja Ekaterina Trendafilova do të takohet me përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile të Gjilanit”
“Me anë të kësaj kumtese ju bëjmë me dije se Organizatat e Shoqërisë Civile që e përbëjnë këtë organ përfaqësues nuk janë të ftuar, nuk janë të informuar dhe as të konsultuar për një takim të tillë”, thuhet në një kumtesë të Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave (CCNO), transmeton 2LONLNE.com.
Kumtesa e plotë:
KUMTESË
Të nderuar qytetarë të Gjilanit, media dhe organe të tjera të sigurisë publike.
Ju njoftojmë se pas takimit të sotëm (19.09.2022), ndërmjet Përfaqësueseve të Organizatave të Shoqërisë Civile.
Qendra për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave si organ ombrellë i OSHC-ve, me përfaqësim në Regjionin e Gjilanit distancohemi nga Organizimi i aktivitetit të proklamuar në media, kinse Kryetarja e Dhomave te Specializuara të Kosovës do të takohet me përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile të Gjilanit.
Me anë të kësaj kumtese ju bëjmë me dije se Organizatat e Shoqërisë Civile që e përbëjnë këtë organ përfaqësues nuk janë të ftuar dhe me ç’rast nuk janë të informuar dhe as të konsultuar për një takim të tillë.
Andaj, ne kërkojmë qe ky takim të shtyhet të riorganizohet në një datë tjetër në të cilën do të ftohen përfaqësuesit e OSHCV-ve te Gjilanit ku do të ftohemi dhe qartësohen pikat e diskutimit.
Për çfarëdo çështje tjetër ju lutem të na kontaktoni përmes E-mailit: