Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Promovimi i bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndër komunitete” që financohet nga Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosovë (UNMIK), sot ka mbajtur punëtorinë mbi elaborimin e nevojave të komunitetit në propozime konkrete.
Kjo punëtori kishte për qëllim elaborimin apo shtjellimin e propozimeve të komunitetit dhe gjetja apo identifikimi i mundësive për realizimin e tyre përmes investimeve në projekte kapitale.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutuan shumica e projekteve të identifikuara nga qytetarët, ku drejtorët e pranishëm na njoftuan po ecurinë e realizimit të tyre.
Ky aktivitet është realizuar përmes intervistimit të mbi 200 qytetarëve, apo kartelave investive, të cilët kanë identifikuar më shumë se 250 projekte që kanë nevojë për intervenime.
Ndërsa, NOPM përmes projektit në tërësi synon të promovojë bashkëpunimin ndërkomunal ndërmjet komunitetve dhe komunës, duke identifikuar dhe adresuar sfidat që ballafaqohen gratë, të rinjët dhe komunitete tjera të pa-përfaqësuara. /2LONLINE/