DYLON

Drejtoria e Arsimit dhe Qendra e Shëndetit Mendor me marrëveshje bashkëpunimi

Drejtoria e Arsimit dhe Qendra e Shëndetit Mendor me marrëveshje bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Sot drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, Albana Demiri nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, e cila udhëhiqet nga Dr. Afrim Cana, Psikiatër, dhe përbëhet nga një ekipë profesionale të shërbimeve të shëndetit mendor.

Drejtoresha Demiri ka bërë me dije se në marrëveshje u dakorduan që në shkollat tona të ofrohen shërbime të tilla si:

EkoHigjiena

– Rëndësia dhe kujdesi ndaj shëndetit mendor;

– Shmangia e stigmatizimit për problemet e shëndetit mendor;

– Parandalimi i çrregullimeve mendore nëpërmjet intervenimit të hershëm, si dhe

– Parandalimin e delikuencës dhe dukurive tjera negative.

Për stafin e mësimdhënësve:

– Kujdesi për shëndetin mendor në vendin e punës e njohur si “Burnout”;

– Këshillime grupore për stafin para pensional rreth tejkalimit sa më të lehtë të kësaj faze;

– Teknika meditimi për një higjienë më të mirë mentale në punë dhe në jetën e përditshme, si dhe

– Parandalimin e Mobing-ut mes kolegëve të punës.

“Këto shërbime do të jenë të rregullta dhe sipas nevojës së shkollave”, ka bërë me dije drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.