Organizata Joqeveritare “Cure2Children”, ka kërkuar përkrahje për aktivitetet e planifikuar në ndihme të fëmijëve me leukemi.
Aktiviteti i cili do të bëhet nga shkollat fillore Selami Hallaqi, Musa Zajmi, do të jetë te sheshi i qytetit dhe para teatrit në Gjilan me datë 11.05.2022.
Aktivitetet e planifikuara janë:
1. Përgatitja e ushqimit tradicional dhe shitja e tyre nga nxënësit e Shkollave Fillore me qëllim që mjetet e grumbulluara të shkojnë në fondin për fëmijët e sëmurë nga leukimia dhe do jenë të destinuara për t’iu vinë në ndihmë të tyre (terapi, transport, mirëmbajtje, asistencë sociale mujore për familjet e përfshira në aktivitet dhe që kanë nevojë).
2. Përgatitja e ushqimit nga vullnetarët e shoqatës dhe nga shumë furra, ëmbëltore, piceria, nga qyteti i Gjilanit, ku kanë shpreh gatishmëri për përkrahjen e aktivitetit me ushqim tradicional, si dhe shitja e tyre nga nenat dhe vullnetaret e shoqatës në shesh dhe para teatrit.
Aktiviteti do të filloj prej orës 9:00 deri në 16:00. /2LONLINE/