Trepça e Bashkimi e hapin xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll. Dy prej skuadrave të mëdha të vendit takohen të mërkurën nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Të mërkurën luhet edhe takimi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Ndërkohë, të enjten është takimi Lipjani – Golden Eagle Ylli, që nis në ora 19:00.
Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Rahovecit zhvillohet më vonë, për shkak të ndeshjes evropiane të Rahovecit.