DYLON

Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta në SHBA

Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta në SHBA
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), dje për herë të parë mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta, që është mbajtur në bazën e përbashkët të ushtrisë amerikane “Myer-Henderson Hall” në Uashington.

Gjatë kësaj ceremonie gjeneral Rama e uroi personalisht gjeneralin Milley, të cilit i dëshiroi suksese në mandatin e tij 4-vjeçar dhe i shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së.

Pozita e shefit të Shtabit të Forcave të Përbashkëta konsiderohet pozita me e lartë në strukturën e ushtrisë amerikane, ku gjeneral Mark Milley do të jetë këshilltari më i lartë i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për çështje që ndërlidhen me sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

EkoHigjiena

Gjenerali Mark A. Milley është emëruar shefi i 20-të i Shtabit të Forcave të Përbashkëta, duke e zëvendësuar gjeneralin Joseph Dunford, i cili për 4 vjet ka qëndruar në këtë pozicion mjaft të rëndësishëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.