Federata eFutbollit të Kosovës ka publikuar orarin e javës së shtatë në Superligë. Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet mes rivalëve lokal SC Gjilani – Drita, që do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00.
Gjilani është vendas në këtë takim dhe do t’i takoj tribuna e madhe në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, nëse nuk ndryshon lokacioni deri të dielën.
Ky derbi ka rëndësinë e madhe për tri pikë, pasi kampionati është jashtëzakonisht i fortë dhe katër skuadra me më pak pikë bien automatikisht nga elita e futbollit kosovar.
Gjilani ka aktualisht 12 pikë në vendin e dytë, ndërsa Drita është e treta me 11 pikë.
Ky derbi sikur gjithë të tjerët, pritet të jetë ‘zjarri’ i Superligës së Kosovës, pasi rivaliteti lokal këtë vit është edhe më i madh, marrë parasysh që të dyja klubet gjilanase janë në krye të tabelës dhe kanë bërë investime mbi 2 milionë euro transferime.
Ky është orari i plotë i kësaj jave.
E shtunë, ora 15:00
Feronikeli – Ferizaj
Llapi – Dukagjini
Trepça 89 – Flamurtari
E diel, ora 15:00
Gjilani – Drita
Drenica – Ballkani
Vushtrria – Prishtina.