Kosova U21 ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë U21. Në këtë konferencë të pranishëm ishin trajneri Rafet Prekazi si dhe mbrojtësi Lirim Kastrati.
Prekazi e cilësoi këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme duke e ditur se fitorja në këtë rast do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në kampionatin Evropian.
“Sa i përket ndeshjes me Shqipërisë është ndeshja e radhës, i kemi disa probleme me lojtarët tanë. Sikur edhe çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje do të shkojmë të luajmë me krenari dhe përgjegjësi të madhe”, tha Prekazi.
Ndërsa Lirim Kastrati e cilësoi këtë ndeshje si një ndeshje të veçantë, mirëpo shpreson që në fund të arrijë një rezultat pozitiv.
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet me datën 15 tetor.