Portieri i FC Drita, Faton Maloku sot ka kryer operacionin me suksese në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
“Gardiani ynë pritet t’i kryej gjitha procedurat e mëtejme deri në shërim të plotë. FC Drita i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në mesin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Përndryshe, qysh e kishte konfirmuar edhe vet klubi, për gardianin e Dritës, Faton Malok, sezona ka përfunduar. Ai ishte lënduar në ndeshjen kundër Trepçës 89′.
Ekzaminimet e fundit kishin treguar që Maloku kishte këputur ligamentin ACL që do ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë. /2LONLINE/