Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 156 shtete në indeksin e lumturisë 2019, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke qenë e fundit në Evropë, pra më e palumtura, ndonëse ka shënuar një përmirësim të lehtë prej 5 vendesh në raport me renditjen e vitit të mëparshëm.
Ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës janë shumë më pozitivë dhe të lumtur me jetën e tyre. Kosova, renditet në vend të 46, me një përmirësim të ndjeshëm prej 20 vendesh dhe duke qenë më e lumtura në rajon dhe e 16-a në botë për ndryshimin pozitiv të këtij indeksi për periudhën 2016-2018.
Nga vendet e rajonit, Bosnja është në vend të 78, me një përmirësim të dukshëm nga 98 që ishte vitin e mëparshëm, Maqedonia në vend të 84 (përmirësim me 5 vende), Mali i Zi në vend të 73 (përmirësim me 8 vende), Serbia në vend të 70 (8 vende më shumë),
Vendet nordike, vijojnë të jenë më të lumturat. Në renditjen e fundit, në vend të parë për të dytin vit radhazi është Finlanda, e ndjekur nga Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda,Zvicra, Suedia, Zelanda e re, Kanadaja dhe dhjetëshen e mbyll Austria.