Në Kamenicë, Organizata Jo-qeveritare Communication for Society Development (CSD) në bashkëpunim me organizatën Jo-qeveritare Omonia dhe UNMIK-un, kanë shfaqur dokumentarin e metrazhit të shkurtë me titullin “Si Dikur”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë informimi i qytetarëve për fqinjësinë mes komunitetit serb dhe shqiptarë, dhe komunikimin e përbashkët brenda familjeve.
Përfaqësuesi i OJQ-së CSD Oliver Vujoviç tha se ky dokumentar na tregon se mund të jetohet së bashku pa probleme.
“Mund të jetojmë pa probleme si një familje në një shtëpi. Pjesa më e madhe e filmit është realizuar këtu, pra Kamenica është shembull se si duhet të jetohet si dikur”, u shpreh ai.
Ndërsa, nënkryetari për komunitetei Komunës së Kamenicës, Bojan Stamenkoviç shprehi mirënjohje dhe falënderime për realizimin dhe shfaqjen e këtij dokumentari, që është shumë domethënës.
“Ky film do të thotë shumë për të gjithë qytetarët e Kamenicës, e veçanërisht për komunitetin serb, sepse këtu është shembulli më i mirë se si ne jetojmë dhe punojmë së bashku, pa dallim feje apo etnie”, tha nënkryetari Stamenkoviç.